Rreth Meje

Rreth Meje

Lindur ne Krume, Has me 21 Shtator 1994.
  • Shtator 2001- Qershor 2009Shkolla fillore "Ramazan Jarani", Tirane

    Shkollen fillore e kam kryer tek shkolla 9-vjecare "Ramazan Jarani" ne Tirane.
  • Shtator 2010 - Qershor 2013 Gjimnazi i pergjithshem Andon Zako Cajupi

    Kam ndjekur gjimnazin e pergjithshem ne gjimnazin "Andon Zako Çajupi" nga ku fillova te merrem me web design dhe fillova te tregoj interes per Teknologjine e Informacionit. Aty fillova te merrja njohurite e para rreth botes se informatikes, kompjuterave dhe ne vecanti programimit.
  • Tetor 2013 - Tetor 2016 Kolegji Universitar "Logos"

    Pas mbarimit te gjimnazit me rezultate te mira vendosa te ndjek studimet Bachelor per degen e teknologjise se informacionit. Vazhdova studimet ne Kolegjin Universitar "Logos" ku mbarova me rezultate te kenaqshme. Si teme shqyrtimi per mbrojtjen e diplomes kisha "Krijimin e nje aplikacioni per menaxhimin e sistemit spitalor". Arrita te krijoj nje aplikacion desktop qe bente te mundur menaxhimin e nje sistemi spitalor dhe u vleresova me noten 9 nga pedagoget pjesmarres ne mbrojtjen e diplomes.
  • Prill 2017 - Nentor 2017 Elektrosek

    Pasi mbarova studimet Bachelor punova rreth 9 muaj ne kompanine "ELEKTROSEK" ku merresha me instalimet e kamerave te sigurise, GPS, sisteme alarmi, si dhe sisteme check-in.
  • Nentor 2017 - Qershor 2019 Albanian University

    Fillova masterin prane universitetit "Albanian University" ku ndoqa studimet per master shkencor ne degen "Teknologji Informacioni". Pas dy vitesh arrita ta mbyll me sukses ciklin e studimeve master. Per mbrojtjen e diplomes si teme shqyrtimi kisha "Krijimin e nje aplikacioni me ane te teknologjise cloud". Arrita te krijoj me sukses nje aplikacion web dhe mobile te cilin e quajta " My Manager" (https://mymanager-33093.web.app/index.html).
  • Janar 2018 - Mars 2018 News 24

    Kam kryer nje intership 3 mujor prane televizonit News 24 si graphic designer ku merresha konkretisht me editimin e videove dhe fotove per programet e ndryshme te televizionit.
  • Prill 2018 - Vazhdim LocalWeb

    Pas prezantimit te suksesshem te temes se diplomes si dhe testimit te suksesshem te aplikacionit te krijuar mora nje vleresim me noten 9 nga komisioni i vleresimit. Gjate periudhes se studimeve master, gjithashtu kam qene pjese e kompanise "LocalWeb" ku bera dhe praktiken mesimore ne departamentin e Web-Development per 3 muaj. Aty arrita te perforcoj me shume njohurite e mia rreth programimit web dhe gjithashtu te marr njohuri te reja rreth kesaj fushe.
Albanian